Kylian Mbappé ka vendosur një rekord të ri në historinë e Kupës së Botës, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në turne.
Sulmuesi francez realizoi dy gola në përballjen ndaj Anglisë dhe arriti në kuotën e 22 golave në karrierën e tij në Kupat e Botës, duke lënë pas Lionel Messin, i cili numëron 21 gola.
Botërori 2026 po rezulton turneu më i mirë në karrierën e Mbappé. Me dygolëshin ndaj Anglisë, ai ka shkuar në 10 gola në këtë edicion, duke përmirësuar edhe një herë statistikat e tij në skenën më të madhe të futbollit.
Ecuria e golave të Mbappé në Kupat e Botës:
Botërori 2018: 4 gola
Botërori 2022: 8 gola
Botërori 2026: 10 gola
Sulmuesi francez kryeson gjithashtu renditjen e golashënuesve të Botërorit 2026, në garë për “Këpucën e Artë”:
Kylian Mbappé – 10 gola
Lionel Messi – 8 gola
Erling Haaland – 7 gola
Me këtë rekord, Mbappé forcon statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë dhe vendos një standard të ri në Kupën e Botës.






















