Sport 19 July 2026, 17:51 Nga VNA

Jo vetëm Messi, një tjetër sulmues ka shansin të vendosë një rekord historik në finalen e Botërorit

Ndaje në Whatsapp
Jo vetëm Messi, një tjetër sulmues ka shansin të

Sulmuesi i Spanjës, Mikel Oyarzabal, është vetëm një hap larg një rekordi historik në Kupën e Botës. Nëse arrin të shënojë në finalen ndaj Argjentinës, ai do të bëhet golashënuesi më i mirë i “La Rojas” në një edicion të vetëm të Botërorit.

Aktualisht, Oyarzabal ka realizuar 5 gola, duke barazuar rekordin e David Villas në Botërorin e vitit 2010 dhe atë të Emilio Butragueños në Meksikë 1986.

Një gol ndaj Argjentinës do ta ngjiste i vetëm në krye të kësaj renditjeje historike, duke vendosur një rekord të ri për kombëtaren spanjolle në një edicion të Kupës së Botës.

Oyarzabal ka qenë një nga protagonistët kryesorë të Spanjës gjatë këtij turneu, ndërsa tani ka mundësinë të kurorëzojë paraqitjet e tij me një arritje personale që do të mbetet në histori

Video

Kjo është tavolina ku ishin ulur Armand Tomorrica dhe Renaldo Mançja në momentin kur ndodhën të shtënat në lokalin në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Në tavolinë ndodhej edhe kamarieri i lokalit, Bjorgi Hoxha, i cili mbeti gjithashtu i plagosur nga plumbat. Në momentin e sulmit, brenda lokalit ndodhej edhe një efektiv Policie jashtë shërbimit, i cili sapo dëgjoi të shtënat doli menjëherë dhe u vu në ndjekje të autorit. Gjatë arratisjes, autori hodhi armën e zjarrit, por arriti të largohej në thellësi të lagjes. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon kontrollet intensive për kapjen e tij.

Një avion i vogël është përplasur me çatinë e një banese në zonën e Hjustonit, në shtetin amerikan të Teksasit, teksa po përpiqej të ulej pranë një piste private. Si pasojë e aksidentit, piloti është transportuar në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor për lëndime të rënda. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse në momentin e përplasjes ndodheshin persona brenda banesës apo nëse ka të lënduar të tjerë.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur. Lajmi në përditësim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen "Banesa". Si pasojë e të shtënave mësohet se ka mbetur i plagosur kamarieri i lokalit dhe 2 persona të tjerë. Të tre të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e bluzave të bardha. Forca të shumta të policisë dhe grupi hetimor ndodhen tashmë në vendngjarje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme