Sport 19 July 2026, 17:59 Nga VNA

Do të gjykojë finalen e Kupës së Botës, mësohet shuma e majme që do të përfitojë arbitri Slavko Vincic

Ndaje në Whatsapp
Do të gjykojë finalen e Kupës së Botës, mësohet

Gjyqtari slloven Slavko Vincic është përzgjedhur nga FIFA për të drejtuar finalen e madhe të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës. Vendimi iu komunikua 46-vjeçarit nga kreu i Komitetit të Arbitrimit të FIFA-s, Pierluigi Collina. Vincic nuk arriti t’i fshihte emocionet, pasi emërimi për të gjykuar finalen e Kupës së Botës konsiderohet kulmi i karrierës së çdo arbitri. 

Finalja do të zhvillohet sot në stadiumin "MetLife" të New Jerseyt, me fillim nga ora 21:00. Vincic do të ndihmohet nga asistentët Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic.

Përveç prestigjit të madh sportiv, drejtimi i finales sjell edhe një shpërblim të konsiderueshëm financiar. Sipas medias sllovene 'Delo', arbitri kryesor pritet të përfitojë rreth 60 mijë dollarë (afërsisht 52.500 euro) vetëm për finalen.

Po sipas të njëjtit burim, të ardhurat totale të Vincic gjatë gjithë turneut mund të arrijnë në rreth 140 mijë dollarë (120 mijë euro), megjithëse shuma përfundimtare varet nga bonuset dhe llogaritjet e FIFA-s. Raportohet se kjo shumë përfshin edhe një tarifë fikse prej 70 mijë dollarësh për pjesëmarrjen në Kupën e Botës, ndërsa pagesat për çdo ndeshje kanë qenë rreth 3 mijë dollarë në fazën e grupeve dhe mbi 5 mijë dollarë në fazën me eliminim direkt.

Video

Kjo është tavolina ku ishin ulur Armand Tomorrica dhe Renaldo Mançja në momentin kur ndodhën të shtënat në lokalin në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Në tavolinë ndodhej edhe kamarieri i lokalit, Bjorgi Hoxha, i cili mbeti gjithashtu i plagosur nga plumbat. Në momentin e sulmit, brenda lokalit ndodhej edhe një efektiv Policie jashtë shërbimit, i cili sapo dëgjoi të shtënat doli menjëherë dhe u vu në ndjekje të autorit. Gjatë arratisjes, autori hodhi armën e zjarrit, por arriti të largohej në thellësi të lagjes. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon kontrollet intensive për kapjen e tij.

Një avion i vogël është përplasur me çatinë e një banese në zonën e Hjustonit, në shtetin amerikan të Teksasit, teksa po përpiqej të ulej pranë një piste private. Si pasojë e aksidentit, piloti është transportuar në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor për lëndime të rënda. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse në momentin e përplasjes ndodheshin persona brenda banesës apo nëse ka të lënduar të tjerë.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur. Lajmi në përditësim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen "Banesa". Si pasojë e të shtënave mësohet se ka mbetur i plagosur kamarieri i lokalit dhe 2 persona të tjerë. Të tre të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e bluzave të bardha. Forca të shumta të policisë dhe grupi hetimor ndodhen tashmë në vendngjarje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme