Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, ku një betoniere u përplas me një automjet dhe më pas ra në pjesën e poshtme të aksit rrugor Tiranë-Elbasan.
Policia e Tiranës konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe pasagjeri që ishte në betoniere shtetasi egjiptian dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, ndërkohë që më herët ndërroi jetë drejtuesi i betonieres Mohamed Lotf, 30 vjeç po nga Egjipti.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident 28-vjeçari Roland Nuri vijon të jetë në spital por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:
-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.






















