Policia ka dhënë detaje të reja për aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku një kamion me pompë betoni u përplas me një automjet dhe përfundoi në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, ku kamioni ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në pjesën e poshtme të rrugës, në drejtim të Elbasanit.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej personave që udhëtonte në kamion dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy personat që ndodheshin në kamionin me pompë betoni ende nuk janë identifikuar. Policia po punon për të përcaktuar nëse viktima ishte drejtuesi i mjetit të rëndë apo personi tjetër që ndodhej në kabinë.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident, shtetasi me inicialet R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.
Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.






















