Kronika 22 July 2026, 13:56 Nga VNA

SPAK sekuestron pasuritë e Hajdar Lalës dhe Islam Sefës, dyshohet se rrjedhin nga trafiku i drogës me vlerë 3.3 milionë euro

Ndaje në Whatsapp

ggnhgnh.jpg

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme sekuestroi pasuritë e Hajdar Lalës, alias Xaka alias Sefa, Islam Sefës, alias Xaka, dhe Vidjan Barokës, si dhe të personave të lidhur me ta, pasi dyshohet se këto pasuri rrjedhin nga paratë e siguruara nga trafiku i drogës. Vendimi është marrë nga gjyqtarja e Posaçme, Etleva Deda.

Në listën e pasurive të sekuestruara janë ullishte, apartamente, sipërfaqe toke, kompani tregtare etj.

Islam Sefa u arrestua në korrik të vitit 2024 pranë SPAK, pasi akuzohej si drejtues i një grupi kriminal të trafikut të drogës në Gjermani, me një vlerë prej 3.3 milionë eurosh. SPAK, përmes një njoftimi për shtyp, bëri të ditur se nga hetimet janë identifikuar 12 anëtarë të grupit, 8 shtetas shqiptarë dhe 4 shtetas gjermanë.

Sipas SPAK, grupi kriminal, gjatë viteve 2020-2021, ka importuar në Republikën Federale të Gjermanisë, në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuanë. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila, pasi futej në territorin gjerman, tregtohej në rajonin e Wolfsburgut, Magdeburgut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

"Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë, ndërsa vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 (tre milionë e treqind e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro", njoftoi SPAK. 

Video

Ky është momenti i aksidentit tragjik të ndodhur sot në afërsi të mbikalimit të TEG-ut. Në video shihet që betonierja ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Nga aksidenti i rëndë humbën jetën dy shtetas të huaj që ndodheshin në betoniere.

Kuvendi do të mblidhet sërish më 30 korrik, edhe pse seanca e 23 korrikut ishte parashikuar të mbyllte sesionin parlamentar. Vendimi ka shtuar zërat për një rifreskim të mundshëm të kabinetit qeveritar, megjithëse nuk ka ende konfirmim zyrtar. Deputetët socialistë pritet të zhvillojnë të premten një mbledhje të zgjeruar me kryeministrin Edi Rama, mes pritshmërive për lëvizje në qeveri. Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar një tjetër protestë para Kuvendit, ndërsa vëmendja mbetet te zhvillimet politike në fundjavë.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Betonierja përplas një “Volkswagen” te rrethrrotullimi i TEG-ut dhe bie nga mbikalimi në autostradë. Dy persona humbin jetën, ndërsa shoferi i automjetit mbetet i plagosur dhe po trajtohet në spital. Dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë hyri me shpejtësi në rrethrrotullim dhe nuk respektoi përparësinë. Policia po heton shkaqet e aksidentit, që mund të kishte sjellë pasoja edhe më të rënda.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme