
SPAK përfundoi hetimet për një tjetër fraksion të dosjes "Metamorfoza" dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj disa personazheve të konsideruar si bosë të krimit.
Listën e të pandehurve e kryeson Ervis Martinaj, i konsideruar si mbreti i kumarit, edhe pse ai rezulton i zhdukur pa gjurmë prej 4 vitesh. Lista pasohet nga Aleks Ndreka, i njohur si Leksi i Druve, i cili u ka mbijetuar disa atentateve, si dhe Prekë Kodra, i njohur si snajperisti.
I pandehur është marrë edhe Bardhyl Mavraj, vëllai i Safet Bajrit, ky i fundit i konsideruar si i forti i Dobraçit.
Prokurorët e posaçëm i akuzojnë të pandehurit për vrasjen e Gjin Boriçit Ndojit në Vaun e Dejës, krijimin e kushteve për të kryer vrasjen e Ibrahim Licit dhe dy miqve të tij, Dorian Duli e Genc Tafili, si dhe krijimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, këtë të fundit për llogari të investitorit strategjik dhe biznesmenit të arrestuar Pëllumb Gjoka.
Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat: "Vrasje me paramendim", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; "Grup i strukturuar kriminal"; "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale"; "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje"; si dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit".
Në kuadër të dosjes së koduar "Metamorfoza" janë arrestuar ose është ngritur akuzë edhe për personazhe të tjerë të botës së krimit, disa prej të cilëve janë duke u gjykuar në GJKKO, ndërsa të tjerë vijojnë të jenë nën hetim.
Të pandehur:
Ervis Martinaj
Denis Brajoviq
Klaodor Hakaj
Prekë Kodra
Aleks Ndreka, i njohur si Leksi i Druve
Nuredin Dumani
Eljon Hato
Arsad Bashli
Bardhyl Mavraj
Njiftimi i SPAK:
PAK dërgon për gjykim procedimin penal nr. 9/2 të vitit 2023 për disa vepra të rënda penale
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr.9/2 të vitit 2023 në ngarkim të të pandehurve:
Ervis Martinaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Borici), e kryer në datën 09.8.2020 në qytetin e Shkodrës, në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, e kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Denis Brajoviq, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Borici), finalizuar në datën 09.08.2020 në qytetin e Shkodrës, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nnga nenet 78/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” , “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Klaodor Hakaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.
Prekë Kodra, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.
Aleks Ndreka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.
Nuredin Dumani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantëbashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.
Eljon Hato, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Tauland Pepa, ndodhur me datë 21.2.2021 në qytetin e Shkodrës, parashikuar nga nenet 78, 22, 25, i Kodit Penal.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278 dhe 25 të Kodit Penal.
“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.
Arsad Bashli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Taulant Pepa, ndodhur me datë 21.2.2021 në qytetin e Shkodrës, të parashikuar nga nenet 78, 22, 25, i Kodit Penal.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278 dhe 25 të Kodit Penal.
“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.
Bardhyl Mavraj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli, Ibrahim Lici, kryer në formë të vecantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.
Ndërkohë, për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm në kryerjen e veprave penale të mësipërme, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të bëra në kuadër të këtij procedimi penal, është vendosur ndarja e çështjes penale, e cila vazhdon të jetën në fazën e hetimeve paraprake.






















