Sport 22 July 2026, 18:36 Nga VNA

305 milionë euro për klubet, FIFA kompenson skuadrat që dërguan lojtarë në Kupën e Botës

Ndaje në Whatsapp
305 milionë euro për klubet, FIFA kompenson skuadrat që

FIFA ka bërë publike shumën e kompensimit që klubet do të përfitojnë për lojtarët e tyre të grumbulluar me kombëtaret në Kupën e Botës 2026.

Në kuadër të Programit të Përfitimeve për Klubet të FIFA-s, skuadrat do të marrin pagesa për çdo futbollist që ka qenë pjesë e përfaqësueses së tij gjatë periudhës së turneut, nga 1 qershori deri më 19 korrik 2026.

Sipas skemës së miratuar nga FIFA, kompensimi është vendosur në 4 mijë e 300 euro në ditë për çdo lojtar. Shuma do të ndahet në mënyrë proporcionale mes klubeve ku futbollisti ka qenë i regjistruar gjatë dy sezoneve të fundit.

Për Botërorin 2026, organizmi më i lartë i futbollit botëror ka vënë në dispozicion një fond total prej 305.3 milionë eurosh, i cili do t’u shpërndahet klubeve që lejuan lojtarët e tyre të përfaqësonin kombëtaret.

Ky program synon të kompensojë klubet për kontributin e tyre në turnetë ndërkombëtarë, duke shpërblyer skuadrat që furnizojnë kombëtaret me futbollistë gjatë kompeticioneve madhore të FIFA-s.

Video

Ky është momenti i aksidentit tragjik të ndodhur sot në afërsi të mbikalimit të TEG-ut. Në video shihet që betonierja ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Nga aksidenti i rëndë humbën jetën dy shtetas të huaj që ndodheshin në betoniere.

Kuvendi do të mblidhet sërish më 30 korrik, edhe pse seanca e 23 korrikut ishte parashikuar të mbyllte sesionin parlamentar. Vendimi ka shtuar zërat për një rifreskim të mundshëm të kabinetit qeveritar, megjithëse nuk ka ende konfirmim zyrtar. Deputetët socialistë pritet të zhvillojnë të premten një mbledhje të zgjeruar me kryeministrin Edi Rama, mes pritshmërive për lëvizje në qeveri. Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar një tjetër protestë para Kuvendit, ndërsa vëmendja mbetet te zhvillimet politike në fundjavë.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Betonierja përplas një “Volkswagen” te rrethrrotullimi i TEG-ut dhe bie nga mbikalimi në autostradë. Dy persona humbin jetën, ndërsa shoferi i automjetit mbetet i plagosur dhe po trajtohet në spital. Dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë hyri me shpejtësi në rrethrrotullim dhe nuk respektoi përparësinë. Policia po heton shkaqet e aksidentit, që mund të kishte sjellë pasoja edhe më të rënda.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme