Sport 21 July 2026, 17:06 Nga VNA

Yamal zbulon se çfarë i tha Messi pas finales: Vlejnë sa medalja e artë

Ndaje në Whatsapp

fvfvfvfv.PNG

Lamine Yamal ka zbuluar bisedën prekëse që pati me Lionel Messin menjëherë pas finales së Botërorit 2026, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij. Takimi mes legjendës argjentinase dhe talentit spanjoll u kthye në një simbol të kalimit të stafetës mes dy brezave të futbollit.

"Messi është lojtari më i madh në histori dhe dikush që e kam admiruar gjithmonë. Pas ndeshjes doja vetëm t'i tregoja respektin tim", u shpreh 19-vjeçari.

Ylli i Spanjës tregoi se fituesi i tetë herë i "Topit të Artë" i dha një mesazh që nuk do ta harrojë kurrë.

"Më tha të vazhdoj rrugën time dhe se e ardhmja i përket brezit tonë. Ato fjalë vlejnë po aq sa medalja e artë që kam në qafë", rrëfeu Yamal.

Futbollisti pranoi se ende e ka të vështirë ta besojë se si ka marrë rrjedhë karriera e tij.

"Nëse dikush do të më kishte thënë disa vite më parë se do ta ngrija Kupën e Botës pasi të luaja kundër Lionel Messit, do ta kisha quajtur të çmendur", përfundoi ai.

Video

Sepse në Londër shteti nuk të pret ta mbarosh ndërtimin pa leje dhe pastaj ta shemb.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur arkëtarja e Postës Shqiptare në Durrës, Paola Dana, e dyshuar në dosjen hetimore, merr para nga arka. Sipas Prokurorisë, ajo dhe dy zyrtare të tjera dyshohen se gjatë muajve prill-maj 2026 kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj (rreth 700 mijë euro), fonde të destinuara për pensionet dhe ndihmën ekonomike në degët e Shijakut dhe Krujës.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur një pilot spanjoll bën shaka me tifozët argjentinas gjatë një fluturimi, duke u thënë fillimisht se Argjentina kishte fituar Kupën e Botës. Pasi njoftoi në altoparlant se donte të uronte “miqtë argjentinas” për triumfin, pasagjerët e veshur me fanellat e Argjentinës shpërthyen në festë, duke u përqafuar dhe brohoritur në korridorët e avionit. Ata nuk kishin akses në internet dhe nuk e dinin ende rezultatin e finales. Pak çaste më vonë, piloti zbuloi të vërtetën me një njoftim të dytë: “Spanja ka fituar.” Atmosfera në avion ndryshoi menjëherë, ndërsa tifozët argjentinas mbetën të shtangur dhe ra heshtja. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa disa media në Argjentinë e kanë cilësuar këtë veprim si një “shaka të sëmurë”.

Ne mund të sjellim dhe Madonën po kemi hallin e protestës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme