Sport 24 July 2026, 18:14 Nga VNA

Tapia u bën thirrje tifozëve argjentinas: Pranojeni humbjen, Spanja e fitoi Kupën e Botës me meritë

Ndaje në Whatsapp
Tapia u bën thirrje tifozëve argjentinas: Pranojeni humbjen, Spanja e

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, u ka bërë thirrje tifozëve të pranojnë humbjen në finalen e Kupës së Botës dhe të ndalin polemikat për riluajtjen e ndeshjes, duke theksuar se Spanja e fitoi trofeun me meritë.

Reagimi i tij vjen pasi një peticion i nisur nga tifozët argjentinas ka mbledhur mijëra firma, duke kërkuar riluajtjen e finales dhe duke vënë në pikëpyetje arbitrimin e sllovenit Slavko Vinçiç. Finalja u fitua nga Spanja falë golit të Ferran Torres në kohën shtesë, duke i dhënë "La Roja"-s titullin e dytë kampion bote në histori.

Pas përfundimit të ndeshjes, tensionet u rritën në fushë, ku disa futbollistë dhe anëtarë të stafit të Argjentinës u përfshinë në përplasje verbale dhe fizike me lojtarët spanjollë. Në një nga incidentet më të komentuara, Gavi përfundoi në tokë pas një kontakti, ndërsa FIFA ka nisur një hetim për ngjarjet që pasuan fishkëllimën e fundit. Gjithashtu, një pjesë e futbollistëve argjentinas i kthyen shpinën ceremonisë së ngritjes së trofeut nga Spanja, gjest që u kritikua gjerësisht.

Pavarësisht reagimeve të tifozëve dhe debatit të krijuar pas finales, Tapia u kërkoi mbështetësve të kombëtares të pranojnë rezultatin dhe të vazhdojnë të jenë pranë skuadrës.

"Nuk arritëm ta mposhtnim Spanjën. Ata ishin më të mirë, fituan me meritë dhe ne duhet ta pranojmë këtë. Në sport mëson edhe duke i pranuar humbjet me të njëjtin dinjitet me të cilin feston fitoret," deklaroi kreu i Federatës Argjentinase.

Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e kësaj skuadre, duke theksuar se pavarësisht humbjes në finale, ajo vazhdon të mbetet krenaria e vendit.

"Po, humbëm një finale. Por ky grup i ka dhuruar gëzim të jashtëzakonshëm vendit tonë. Humbja dhemb, sepse jemi konkurrues dhe vendi i dytë nuk na mjafton kurrë. Megjithatë, vazhdojmë të jemi një nga dy ekipet më të mira në botë," u shpreh Tapia.

Video

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

Pesë efektivë të Policisë Metropolitane u plagosën pasi një varkë e Njësisë Detare u përplas me Urën Westminster në Londër. Disa prej tyre ranë në ujë, por u shpëtuan menjëherë nga kolegët dhe ekipet e emergjencës.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme