Kronika 24 July 2026, 22:06 Nga VNA

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili, kushëriri i Visit të Pojës, përplaset me armë në Shkallnur, në konflikt edhe një punonjës policie

Ndaje në Whatsapp
I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili, kushëriri i Visit të

Një konflikt i rëndë, që ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në Durrës. Protagonistë të ngjarjes janë Denis Tafili, kushëriri i Elvis Docit, i njohur si Visi i Pojës, dhe një punonjës policie.

Sipas informacioneve paraprake, Denis Tafili, i shpallur në kërkim nga SPAK, është konfliktuar me Edison Gjuzin. Dyshohet se fillimisht konflikti ka nisur mes Gjuzit dhe punonjësit të policisë. Më pas në vendngjarje ka mbërritur Tafili, i cili, sipas burimeve, e ka goditur Gjuzin me qytën e pistoletës.

Konflikti më tej ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Deri në këto momente mbetet e paqartë nëse të shtënat janë kryer nga Denis Tafili apo nga punonjësi i policisë.

Denis Tafili është një nga personat e shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes së organizatës kriminale “Troplini”, ku akuzohet për trafik kokaine dhe pastrim parash.

Ngjarja ngre pikëpyetje serioze edhe për faktin se një person i shpallur në kërkim nga SPAK rezulton të lëvizë i lirë, madje të përfshihet në një konflikt që, sipas të dhënave paraprake, ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit.

Pavarësisht gravitetit të ngjarjes, deri në këto momente Drejtoria Vendore e Policisë Durrës nuk ka dalë me asnjë njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e konfliktit, rolin e personave të përfshirë dhe nëse është bërë e mundur kapja e Denis Tafilit.

Ngjarja është në zhvillim, ndërsa priten detaje të tjera nga hetimet.

Video

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

Pesë efektivë të Policisë Metropolitane u plagosën pasi një varkë e Njësisë Detare u përplas me Urën Westminster në Londër. Disa prej tyre ranë në ujë, por u shpëtuan menjëherë nga kolegët dhe ekipet e emergjencës.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme