Kronika 24 July 2026, 12:00 Nga VNA

Prindërit e Refik Buzit: Sherri nisi për 180 mijë paund, ia dërgonte ish-të fejuarës gjatë emigrimit në Britani

Ndaje në Whatsapp
Prindërit e Refik Buzit: Sherri nisi për 180 mijë paund, ia

Në një intervistë për mediat televizive, prindërit e Refik Buzit, autorit të ngjarjes së rëndë në Vidhisht të Roskovecit, kanë deklaruar se djali i tyre kishte përplasje me ish-të fejuarën dhe prindërit e saj për çështje parash.

Sipas tyre, 35-vjeçari ka qenë i fejuar për 9 vite me Rozalinda Plakën dhe se përgjatë thuajse një dekade, ai i dërgonte para për shkak se punonte si emigrant në Britaninë e Madhe.

Sipas tyre bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme parash, rreth 180 mijë paund, që nuk i janë kthyer dhe kjo ka sjellë edhe përplasjen mes tyre dhe ndarjen.

“Po bënte 3 vite që ishte kthyer në Shqipëri. Mbrëmë në shtëpi. U ngrit herët në mëngjes, mori dhe çiften pas dere. Kur erdhi policia këtu, na kërkoi çiften, e pamë nuk ishte. Ai ishte në hall të madh. I kemi rënë disa herë në telefon djalit dhe nuk e ka hapur”, tha nëna e 35-vjeçarit.

Ndërkohë, familja e vajzës pretendon se vajza kërcënohej në mënyrë të vazhdueshme nga 35-vjeçari dhe kishte marrë urdhër mbrojtjeje. Ata shpjegojnë se Rozalinda vazhdonte studimet në degën e Mjekësisë dhe ish-i fejuari kishte shkuar disa herë dhe e kishte kërcënuar. Ai ishte shoqëruar disa herë në polici, por më pas ishte liruar.

Video

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

Pesë efektivë të Policisë Metropolitane u plagosën pasi një varkë e Njësisë Detare u përplas me Urën Westminster në Londër. Disa prej tyre ranë në ujë, por u shpëtuan menjëherë nga kolegët dhe ekipet e emergjencës.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme