Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht në Roskovec ka liruar ish partneren, të cilën e mori peng nën kërcënimin e armës, pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën. Burime nga policia thanë se pas negociatave me RENEA-n, Buzi ka pranuar të lirojë Rozalinda Plakun, ndërsa ende nuk është vetëdorëzuar. RENEA është duke vijuar negociataat me qëllim që ai të vetëdorëzohet, pa shkaktuar pasoja pasi është i armatosur. Në orët e para të mëngjesit 35-vjeçari qëlloi për vdekje armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas u largua me automjet duke marrë me vete ish partneren.






















