Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit janë dërguar në spital pasi mbetën të lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit para Kuvendit.
Sipas informacioneve paraprake, efektivët kanë pësuar dëmtime nga goditjet me sende të forta të hedhura në drejtim të tyre gjatë tensioneve të krijuara në zonë.
Përplasjet nisën ende pa filluar seanca plenare, pasi policia vendosi një kordon sigurie përpara hyrjes së Kuvendit. Protestuesit tentuan të çanin perimetrin e sigurisë dhe të afroheshin pranë godinës, çka solli përshkallëzimin e situatës dhe ndërhyrjen e forcave të rendit.






















