Bota 23 July 2026, 20:59 Nga VNA

Rusia “zemërohet” me SHBA, Lavrov i ankohet Rubios: Boll furnizuat Kievin me armë 

Ndaje në Whatsapp
Rusia “zemërohet” me SHBA, Lavrov i ankohet Rubios: Boll

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov u takua sot në Manila me homologun e tij amerikan, Marco Rubio në prag të samitit të Azisë Juglindore. Ky është takimi i tyre i parë që prej shtatorit të vitit 2025 kur fokusi i Uashingtonit ishte tek ndërmjetësimi për dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Në takim thuhet se pala ruse e ka akuzuar palën amerikane për dërgesa “të papranueshme” të armëve në Ukrainë. Lavrov i tha sekretarit të shtetit të SHBA-së se “ishte e papranueshme të vazhdohej furnizimi me armë i regjimit të Kievit”, sipas një deklarate që lëshoi ministria e jashtme ruse.

Takimi gjati 30 minuta, ndërsa Rubio kur u pyet për dërgesat e armëve të përmendura nga Moska u përgjigj:

“Ne shesim armë përmes PURL… Nuk ka pasur asnjë ndryshim në politikën tonë në këtë drejtim.”

E lançuar vitin e kaluar, iniciativa PURL i lejon Ukrainës të marrë pajisje amerikane të blera nga aleatët e Uashingtonit në NATO. Pak para se të takoheshin Rubio dhe Lavrov, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte folur me të dërguarit e SHBA-së në një përpjekje për të ringjallur bisedimet e ngecura që synonin t’i jepnin fund luftës disavjeçare.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nga ana tjetër ka shprehur mbështetje për fushatën e Ukrainës për sulme me dronë me rreze të gjatë veprimi që synojnë infrastrukturën energjetike ruse, duke thënë se kjo mund të “ndihmojë në përfundimin” e konfliktit.

Muajt e fundit, Kievi duket se po e pengon ofensivën e ashpër të Moskës dhe ka zgjeruar ndjeshëm sulmet e saj me dronë kundër Rusisë, duke prishur jetën e zakonshme atje në vitin e pestë të luftës.

Video

Një çift amerikan përjetoi momente paniku gjatë një vizite në Shpellën Blu në ishullin e Kaprit, Itali, pasi varka me të cilën po udhëtonin u përplas me një shkëmb dhe nisi të mbushej me ujë. Ngjarja ndodhi teksa 49-vjeçarja Sherina Welch dhe bashkëshorti i saj po festonin 25-vjetorin e martesës. Për shkak të incidentit dhe vështirësive në komunikim me varkëtarin, u desh ndërhyrja e një varke tjetër, e cila i nxori të dy turistët në burg.

Tensione dhe përplasje u regjistruan paraditen e së enjtes para Kuvendit, ku protestuesit u përballën me forcat e Policisë. Protestuesit hodhën vezë dhe domate ndaj efektivëve dhe tentuan të çajnë kordonin e sigurisë, ndërsa Policia ndërhyri me ujë me presion, spraj me piper dhe gaz lotsjellës. Si pasojë e incidenteve, 6 punonjës policie mbetën të lënduar, disa protestues patën probleme shëndetësore dhe 5 persona u shoqëruan në Komisariat.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Në seancën e fundit parlamentare pati replika të forta mes deputetes socialiste Elisa Spiropali dhe kreut të PD-së, Sali Berisha. Spiropali kërkoi vetëkorrigjim të politikës, forcim të institucioneve dhe luftë kundër korrupsionit, ndërsa i bëri thirrje edhe opozitës të demokratizohet. Berisha iu përgjigj duke deklaruar se kritikat e saj nuk vijnë nga parimet, por nga humbja e pushtetit, teksa u shpreh: “Ty nuk të hëngri parimësia, por të hëngri Lubia.”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme