Kronika 24 July 2026, 09:52 Nga VNA

Identifikohet autori i dyshuar i krimit në Vidhisht, policia në ndjekje të 35-vjeçarit

Ndaje në Whatsapp
Identifikohet autori i dyshuar i krimit në Vidhisht, policia në

Ky është 35-vjeçari Refit Buzi, i cili dyshohet se vrau me armë gjahu babain e ish partnetes, Kosta Plaka, plagosi Belere Plaka, mamaja e vajzës, dhe më pas mori me forcë ish partneren, duke u larguar me automjet nga vendi i ngjarjes.

Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e së enjtes në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Sipas të dhënave paraprake, autori ka hyrë në banesën e Kosta Plakës dhe ka qëlluar me armë gjahu ndaj çiftit.

Nga të shtënat humbi jetën Kosta Plaka, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur dhe u transportua për ndihmë mjekësore. Pas ngjarjes, 35-vjeçari dyshohet se mori me forcë ish partneren dhe u largua me automjet.

Video

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

Pesë efektivë të Policisë Metropolitane u plagosën pasi një varkë e Njësisë Detare u përplas me Urën Westminster në Londër. Disa prej tyre ranë në ujë, por u shpëtuan menjëherë nga kolegët dhe ekipet e emergjencës.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme