Kronika 23 July 2026, 18:38 Nga VNA

Aksident me mjet lundrues në Vlorë, plagoset rëndë një 17-vjeçar

Ndaje në Whatsapp
Aksident me mjet lundrues në Vlorë, plagoset rëndë një

Policia ka dhënë detaje për një aksident të ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një 17-vjeçar mbeti i plagosur gjatë lundrimit me një mjet lundrues.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, ndërsa mjeti lundrues, i drejtuar nga shtetasi E. I., 32 vjeç, po lundronte nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit të Vlorës.

Gjatë lundrimit, njëri prej pasagjerëve, shtetasi S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në pjesën e motorit të mjetit lundrues, duke pësuar dëmtime në këmbë.

I mituri është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.

Video

Një çift amerikan përjetoi momente paniku gjatë një vizite në Shpellën Blu në ishullin e Kaprit, Itali, pasi varka me të cilën po udhëtonin u përplas me një shkëmb dhe nisi të mbushej me ujë. Ngjarja ndodhi teksa 49-vjeçarja Sherina Welch dhe bashkëshorti i saj po festonin 25-vjetorin e martesës. Për shkak të incidentit dhe vështirësive në komunikim me varkëtarin, u desh ndërhyrja e një varke tjetër, e cila i nxori të dy turistët në burg.

Tensione dhe përplasje u regjistruan paraditen e së enjtes para Kuvendit, ku protestuesit u përballën me forcat e Policisë. Protestuesit hodhën vezë dhe domate ndaj efektivëve dhe tentuan të çajnë kordonin e sigurisë, ndërsa Policia ndërhyri me ujë me presion, spraj me piper dhe gaz lotsjellës. Si pasojë e incidenteve, 6 punonjës policie mbetën të lënduar, disa protestues patën probleme shëndetësore dhe 5 persona u shoqëruan në Komisariat.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Në seancën e fundit parlamentare pati replika të forta mes deputetes socialiste Elisa Spiropali dhe kreut të PD-së, Sali Berisha. Spiropali kërkoi vetëkorrigjim të politikës, forcim të institucioneve dhe luftë kundër korrupsionit, ndërsa i bëri thirrje edhe opozitës të demokratizohet. Berisha iu përgjigj duke deklaruar se kritikat e saj nuk vijnë nga parimet, por nga humbja e pushtetit, teksa u shpreh: “Ty nuk të hëngri parimësia, por të hëngri Lubia.”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme