Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi dënimin me 30 vite burg për shtetasin Thoma Mastora, i akuzuar për veprën penale “vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. Bëhet fjalë për ngjarjen tronditëse të ndodhur në fshatin Bodrishtë, Dropull, ku u vranë çifti i të moshuarve, Kosta Ilia 84 vjeç dhe gruaja e tij, Kleoniqi Ilia 88 vjeçe.
Kosta e Kleoniqi Ilia u gjetën të vrarë në banesën e tyre në Dropull të Gjirokastrës. Në trupat e tyre u konstatuan shenja të goditjes me sende të forta dhe mjete prerëse. Hetimet zbuluan se autor i dyshuar ishte fqinji i tyre, Thoma Mastora. Ai dyshohet të ketë vrarë me qëllim për të grabitur, pasi kishte borxhe të shumta, edhe pse se pranoi krimin.






















