Kronika 24 July 2026, 10:50 Nga VNA

Krimi i paralajmëruar/ Nga arrestimi për dhunë në familje, tek kërcënimet e vazhdueshme dhe pengmarrja disa vite më parë. Profili i Refik Buzit, autorit të ngjarjes së Roskovecit

Ndaje në Whatsapp
Krimi i paralajmëruar/ Nga arrestimi për dhunë në familje,

Tragjedia në Roskovec ishte e paralajmëruar. Refit Buzi ishte në arrest shtëpie për dhunë në familje, por kjo nuk e ka penguar që të dalë prej andej e të kryejë krimin tronditës në orët e para të mëngjesit, ku vrau babain e ish partneres, Kosta Plaka dhe mamanë e sai Belere Plaka dhe mori peng ish partneren Rozalinda Plaka, për ta liruar pas shumë negociatash me forcat elitë RENEA.

Rozalinda Plaka, me të cilën ai ishte ndarë prej kohës ishte në urdhër mbrojtjeje, por mesa duket Buzi se kishte pranuar dot faktin se ajo ishte larguar.

Familjarët e viktimës thanë se ai e kërcënonte Rozalindën vazhdimisht dhe ishte shumë i dhunshëm.

Banorët e zonës kanë deklaruar se Refit Buzi se disa vite më parë kishte marrë peng edhe një person tjetër dhe konsiderohet i rrezikshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit sot në fshatin Vidhisht në Rockovec. Refit Buzi 35 vjeç qëlloi për vdekje Kosta Plakën dhe plagosi Belere Plakën, ndërsa mori peng ish partneren Rozalina Plaka.

Video

Pesë efektivë të Policisë Metropolitane u plagosën pasi një varkë e Njësisë Detare u përplas me Urën Westminster në Londër. Disa prej tyre ranë në ujë, por u shpëtuan menjëherë nga kolegët dhe ekipet e emergjencës.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme