Kronika 24 July 2026, 20:07 Nga VNA

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Roskovec, ndërron jetë në spital edhe 55-vjeçarja e plagosur

Ndaje në Whatsapp
Rëndohet bilanci i tragjedisë në Roskovec, ndërron jetë

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Vidhishtë të Roskovecit. Belere Plaka, 55 vjeçe, e cila mbeti e plagosur gjatë sulmit me armë zjarri, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake, 35-vjeçari Refit alias Nertil Buzi dyshohet se vrau me armë gjahu Arben Plakën babanë e ish-partneres së tij dhe plagosi rëndë nënën e saj, Belere Plaka. Më pas ai mbajti peng për disa orë ish-partneren, ndërsa forca të shumta policie rrethuan zonën dhe zhvilluan negociata për ta bindur të dorëzohej.

Pas disa orësh përballje me policinë, autori i dyshuar i ngjarjes i dha fund jetës, duke u vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete brenda automjetit ku ishte i rrethuar nga efektivët.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

 

Roskovec, Fier/Informacion shtesë

Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ju informojmë se shtetasja B. P., 51 vjeçe, e cila ishte plagosur me armë gjahu nga shtetasi R. B., 35 vjeç, ka humbur jetën në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet procedurale dhe hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe zbardhjen e motivit.

Video

Pesë efektivë të Policisë Metropolitane u plagosën pasi një varkë e Njësisë Detare u përplas me Urën Westminster në Londër. Disa prej tyre ranë në ujë, por u shpëtuan menjëherë nga kolegët dhe ekipet e emergjencës.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme