Kronika 24 July 2026, 15:14 Nga VNA

Krimi i paralajmëruar/ Nga arrestimi për dhunë në familje, tek kërcënimet e vazhdueshme dhe pengmarrja disa vite më parë. Profili i Refit Buzit, autorit të ngjarjes së Roskovecit

Ndaje në Whatsapp

nghnghngh.PNG

Situata vijon të mbetet e tensionuar në Roskovec, ku Refit Buzi ende nuk është dorëzuar te forcat e policisë, pavarësisht negociatave të zhvilluara për disa orë me efektivët.

Sipas informacioneve paraprake, Buzi ndodhet brenda automjetit të tij dhe po refuzon të dalë, ndërsa grupet negociuese po përpiqen ta bindin për t’u dorëzuar pa përshkallëzim të situatës.

Në zonë janë angazhuar forcat speciale RENEA, të cilat prej orësh ndodhen në terren. Efektivë të pajisur me armë precize janë pozicionuar në pika të ndryshme, ndërsa zona përreth është izoluar nga forcat e sigurisë.

Ngjarja e rëndë nisi në orët e para të mëngjesit, kur Refit Buzi dyshohet se ka hyrë në banesën e ish-partneres së tij në Roskovec. Gjatë konfliktit, ai ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vrarë ish-vjehrrin e tij, ka plagosur nënën e 24-vjeçares dhe më pas ka mbajtur peng për disa orë ish-partneren.

Policia vijon operacionin në terren, ndërsa pritet që negociatat të vijojnë deri në zgjidhjen e situatës.

Emri i Refit alias Nertil Buzi është përmendur edhe më herët në kronikat e mediave. Në vitin 2022, ai u mor peng në Angli nga një grup shqiptarësh të dyshuar me precedentë kriminalë. Ai u mbajt për rreth një javë nën kërcënimin për jetën, ndërsa autorët kërkonin një shumë prej 400 mijë paundësh nga familjarët e tij. Policia britanike ndërhyri duke e liruar pengun dhe arrestoi 7 persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje, e cila dyshohet se lidhej me konfliktet mes grupeve rivale në aktivitetet kriminale.

Video

Pesë efektivë të Policisë Metropolitane u plagosën pasi një varkë e Njësisë Detare u përplas me Urën Westminster në Londër. Disa prej tyre ranë në ujë, por u shpëtuan menjëherë nga kolegët dhe ekipet e emergjencës.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme