Bota 27 July 2026, 20:00 Nga VNA

Trump kundërshton Netanyahun: SHBA mund t’i shesë Turqisë avionë luftarakë F-35

Ndaje në Whatsapp
Trump kundërshton Netanyahun: SHBA mund t’i shesë Turqisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë kundërshtimet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për një shitje të mundshme të avionëve luftarakë amerikanë F-35 ndaj Turqisë.

“Askush nuk më thotë se çfarë duhet të shesim”, deklaroi Trump për gazetarët në bordin e avionit presidencial “Air Force One”, duke mbrojtur të drejtën e Uashingtonit për të marrë vendime mbi eksportet ushtarake.

Trump e cilësoi Turqinë si “një aleat të jashtëzakonshëm” dhe vlerësoi rolin e Ankarasë në zhvillimet rajonale, veçanërisht në Siri. Ai pranoi se Turqia nuk ka marrëdhënie të ngrohta me Izraelin dhe kryeministrin Netanyahu, por theksoi se partneriteti mes SHBA-së dhe Turqisë mbetet i fortë.

Gjatë samitit të NATO-s në Turqi, Trump u shpreh se do të “konsideronte patjetër” rikthimin e shitjeve të avionëve F-35 për Ankaranë, duke e përshkruar Turqinë si një vend “shumë më besnik se shumë vende të tjera”.

Ndërkohë, duke folur për situatën me Iranin, presidenti amerikan tha se ai dhe Netanyahu janë “shumë afër” në qëndrimet e tyre, edhe pse pranoi se ekziston “një dallim i vogël” mes tyre për mënyrën e trajtimit të çështjes iraniane.

Video

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Janë publikuar pamjet e autorit të dyshuar të sulmit me thikë pranë stacionit të tramvajit Porte de Clichy në Paris, ku mbetën të plagosura tre gra, dy prej tyre në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Në video, i dyshuari shihet duke vrapuar në rrugë, ndërsa sipas mediave franceze ai dëgjohet të thotë: “Allahu është ai që më urdhëroi”. Autoritetet franceze po hetojnë motivet e sulmit, ndërsa Ministri i Brendshëm deklaroi se është ende herët për të përcaktuar shkakun e ngjarjes. Sipas burimeve hetimore, i arrestuari paraqet profilin e një personi me çrregullime mendore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme