Bota 27 July 2026, 19:16 Nga VNA

Trump: Po ndalojmë sulmet ndaj Iranit për t’i dhënë një shans diplomacisë, por opsioni ushtarak mbetet në tavolinë

Ndaje në Whatsapp
Trump: Po ndalojmë sulmet ndaj Iranit për t’i dhënë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se administrata amerikane ka vendosur të pezullojë përkohësisht sulmet ndaj Iranit për t’i hapur rrugë një zgjidhjeje diplomatike, duke theksuar se Uashingtoni mbetet i gatshëm për dialog me Teheranin.

Në një intervistë për Axios, Trump u shpreh se vendimi synon t’u japë negociatorëve një mundësi për të arritur një marrëveshje, por paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të rikthejnë veprimet ushtarake nëse bisedimet dështojnë.

“Po ndalojmë sulmet ndaj Iranit për t’i dhënë një shans diplomacisë. Megjithatë, nëse negociatat dështojnë, jemi gati për veprime të forta ushtarake”, deklaroi presidenti amerikan.

Deklarata e Trump vjen në një moment të tensionuar mes Uashingtonit dhe Teheranit, duke lënë të kuptohet se administrata amerikane po i jep përparësi diplomacisë, por pa hequr dorë nga mundësia e një përgjigjeje ushtarake nëse nuk arrihet një zgjidhje përmes negociatave.

Video

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Janë publikuar pamjet e autorit të dyshuar të sulmit me thikë pranë stacionit të tramvajit Porte de Clichy në Paris, ku mbetën të plagosura tre gra, dy prej tyre në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Në video, i dyshuari shihet duke vrapuar në rrugë, ndërsa sipas mediave franceze ai dëgjohet të thotë: “Allahu është ai që më urdhëroi”. Autoritetet franceze po hetojnë motivet e sulmit, ndërsa Ministri i Brendshëm deklaroi se është ende herët për të përcaktuar shkakun e ngjarjes. Sipas burimeve hetimore, i arrestuari paraqet profilin e një personi me çrregullime mendore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme