Bota 27 July 2026, 19:51 Nga VNA

Netanyahu sfidon urdhërarrestit? Avioni i tij kalon mbi hapësirat ajrore të tre vendeve të GJPN-së

Ndaje në Whatsapp
Netanyahu sfidon urdhërarrestit? Avioni i tij kalon mbi hapësirat

Avioni që transportonte kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, drejt Shteteve të Bashkuara ka përdorur sërish hapësirat ajrore të Greqisë, Italisë dhe Francës, pavarësisht se këto vende janë anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare e cila ka lëshuar një urdhërarrest ndaj tij.

Sipas të dhënave të publikuara nga FlightRadar, avioni u nis nga Izraeli në orët e mesditës dhe ndoqi një itinerar të ngjashëm me udhëtimet e mëparshme drejt SHBA-së, duke fluturuar mbi Mesdhe dhe territorin ajror të disa shteteve evropiane, përpara mbërritjes në Washington, ku Netanyahu pritet të zhvillojë një takim me presidentin amerikan, Donald Trump.

Edhe në udhëtimet e zhvilluara më 28 dhjetor dhe 10 shkurt, avioni i kryeministrit izraelit kaloi mbi Greqinë, Italinë dhe Francën. Ndërkohë, gjatë vizitës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York në shtator 2025, Netanyahu përdori hapësirën ajrore të Greqisë dhe Italisë, por shmangu atë të Francës.

Më 21 nëntor, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhërarreste ndaj Benjamin Netanyahut dhe ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, nën dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë konfliktit në Rripin e Gazës.

Video

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Janë publikuar pamjet e autorit të dyshuar të sulmit me thikë pranë stacionit të tramvajit Porte de Clichy në Paris, ku mbetën të plagosura tre gra, dy prej tyre në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Në video, i dyshuari shihet duke vrapuar në rrugë, ndërsa sipas mediave franceze ai dëgjohet të thotë: “Allahu është ai që më urdhëroi”. Autoritetet franceze po hetojnë motivet e sulmit, ndërsa Ministri i Brendshëm deklaroi se është ende herët për të përcaktuar shkakun e ngjarjes. Sipas burimeve hetimore, i arrestuari paraqet profilin e një personi me çrregullime mendore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme