Sport 26 July 2026, 16:00 Nga VNA

Lamine Yamal dhe Haaland vendosin rekordin historik, ja 10 futbollistët më të vlefshëm të të gjitha kohërave

Ndaje në Whatsapp
Lamine Yamal dhe Haaland vendosin rekordin historik, ja 10 futbollistët

Portali spanjoll AS ka publikuar renditjen historike të futbollistëve me vlerën më të lartë të tregut, bazuar në kulmin e vlerësimit të tyre gjatë karrierës.

Në krye të listës ndodhen Lamine Yamal dhe Erling Haaland, të dy të vlerësuar me nga 220 milionë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në tregun e futbollit. Vetëm 19 vjeç, Yamal e ka arritur këtë rekord falë paraqitjeve të shkëlqyera me Barcelonën dhe kombëtaren e Spanjës, ndërsa Haaland e preku të njëjtin nivel pas sezoneve dominuese me Manchester Cityn.

Pas tyre renditen Vinicius Jr. dhe Kylian Mbappé, të dy me nga 200 milionë euro. Mbappé ishte lojtari i parë që kaloi kufirin e 200 milionë eurove pas triumfit të Francës në Kupën e Botës 2018, ndërsa Vinicius arriti këtë vlerësim në vitin 2024 falë rolit vendimtar te Real Madridi.

Në listën e 10 futbollistëve më të vlefshëm në histori bëjnë pjesë edhe Jude Bellingham, Neymar, Lionel Messi, Michael Olise, Raheem Sterling dhe Pedri, duke dëshmuar dominimin e brezit të ri, por edhe trashëgiminë e yjeve që kanë shënuar epokën moderne të futbollit.

Renditja e 10 futbollistëve më të vlefshëm në histori:

Lamine Yamal – 220 milionë euro (2026)
Erling Haaland – 220 milionë euro (2026)
Vinicius Jr. – 200 milionë euro (2024)
Kylian Mbappé – 200 milionë euro (2018)
Jude Bellingham – 180 milionë euro (2023)
Neymar Jr. – 180 milionë euro (2018)
Lionel Messi – 180 milionë euro (2017)
Michael Olise – 170 milionë euro (2026)
Raheem Sterling – 160 milionë euro (2019)
Pedri – 150 milionë euro (2026)

Video

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme