Politika 2 August 2026, 22:31 Nga VNA

Dita e 64 e protestës kombëtare në Tiranë, qytetarët marshojnë sërish para Kryeministrisë: Nuk ndalemi deri në dorëheqjen e Ramës

Ndaje në Whatsapp
Dita e 64 e protestës kombëtare në Tiranë, qytetarët

Protesta kombëtare kundër qeverisë ka hyrë këtë të diel në ditën e saj të 64-t, me dhjetëra qytetarë që u mblodhën në qendër të Tiranës për të vijuar marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, protestuesit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Marshimi u zhvillua në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe u mbyll me fjalime përpara Kryeministrisë. 

Gjatë tubimit, qytetarët hodhën parulla kundër qeverisë dhe deklaruan se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Ata thanë se protesta nuk do të ndalet derisa kryeministri të japë dorëheqjen, duke e cilësuar atë si një formë rezistence që ka delegjitimuar politikisht qeverinë. 

Organizatorët theksuan se protestat do të vijojnë çdo ditë, ndërsa i bënë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen. 

Video

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

Dita e 64, vijon marshimi protestuesve në rrugët e Tiranës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme