Sport 2 August 2026, 20:12 Nga VNA

Ronaldo dhe Georgina drejt altarit? Çifti pritet të kurorëzojë dashurinë në Madeira, vendlindjen e yllit portugez

Ndaje në Whatsapp
Ronaldo dhe Georgina drejt altarit? Çifti pritet të

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni martesore që, sipas raportimeve të mediave britanike, mund të zhvillohet fundjavën e ardhshme në ishullin Madeira, vendlindjen e futbollistit portugez.

Sipas këtyre raportimeve, ceremonia pritet të mbahet në Katedralen e Funchalit, ndërsa pritja për të ftuarit do të organizohet në hotelin luksoz me pesë yje Savoy Palace.

Fillimisht ishte përfolur se çifti do të martohej në pronën historike Quinta da Regaleira në Sintra, por këto zëra u hodhën poshtë pasi vendi vijonte të ishte i hapur për vizitorët gjatë fundjavës.

Burime të cituara nga mediat britanike bëjnë me dije se në hotelin luksoz në Madeira janë rezervuar disa kate dhe ambiente për dy ditë, duke shtuar dyshimet se aty mund të zhvillohet festa e martesës.

Megjithatë, deri tani as Cristiano Ronaldo dhe as Georgina Rodriguez nuk kanë bërë një konfirmim zyrtar për planet e martesës.

Zgjedhja e Madeirës do të kishte një domethënie të veçantë për yllin portugez, pasi Ronaldo është rritur në Funchal dhe ka folur shpesh për lidhjen e fortë me vendlindjen e tij. Në këtë qytet ai ka edhe një hotel me emrin e tij, ndërsa Madeira ka ngritur gjithashtu një statujë në nder të tij.

Spekulimet për martesën janë shtuar ditët e fundit, pasi çifti ka publikuar fotografi nga pushimet në Portugali ku të dy shfaqen me unaza të mëdha diamanti.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse raportimet do të konfirmohen nga vetë çifti dhe nëse Madeira do të jetë vendi ku Ronaldo dhe Georgina do të lidhin zyrtarisht kurorë.

Video

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

Dita e 64, vijon marshimi protestuesve në rrugët e Tiranës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme