Sport 31 July 2026, 16:29 Nga VNA

Dorëhiqet këshilltari i lartë i Infantinos:  Shitja e Botërorit është biznes i keq 

Ndaje në Whatsapp
Dorëhiqet këshilltari i lartë i Infantinos:  Shitja e

Kriza në FIFA po thellohet, pasi Carlos Cordeiro, një nga këshilltarët më të afërt të presidentit Gianni Infantino, ka dhënë dorëheqjen në shenjë kundërshtimi ndaj planit për privatizimin e pjesshëm të Kupës së Botës.


Sipas gazetarit Ben Jacobs, i cili i referohet talkSPORT, Cordeiro vendosi të largohej pasi kundërshtoi hapur projektin e Infantinos për krijimin e një kompanie të re, ku investitorët privatë do të mund të blinin aksione të kompeticioneve më të rëndësishme të FIFA-s.


Në deklaratën e tij, ish-presidenti i Federatës Amerikane të Futbollit theksoi se nuk ka qenë pjesë e hartimit të këtij projekti dhe se e kundërshton plotësisht.


"Si këshilltar i lartë i presidentit të FIFA-s, një ish-bankier dhe një tifoz i përjetshëm i futbollit, nuk mund të rri duarkryq ndërsa FIFA shqyrton shitjen e aksioneve të saj në Kupën e Botës. Nuk kam qenë i përfshirë në zhvillimin e këtij propozimi dhe e kundërshtoj kategorikisht. Ky është biznes i keq për federatat anëtare të FIFA-s, biznes i keq për futbollin dhe biznes i keq për të ardhmen afatgjatë të lojës", deklaroi Cordeiro.


Dorëheqja e tij vjen në një moment kur presioni ndaj Infantinos është rritur ndjeshëm. UEFA, CONCACAF dhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) kanë dalë publikisht kundër planit të presidentit të FIFA-s, ndërsa së fundmi edhe 55 federatat anëtare të UEFA-s votuan në favor të bojkotimit të Kupës së Botës nëse projekti për privatizimin e turneut vazhdon.

Video

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

Dita e 64, vijon marshimi protestuesve në rrugët e Tiranës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme