Sport 29 July 2026, 20:12 Nga VNA

Mancini rikthehet te Italia, por emërimi i tij përçan futbollin italian: Tre arsyet e polemikave

Ndaje në Whatsapp
Mancini rikthehet te Italia, por emërimi i tij përçan futbollin

Roberto Mancini është rikthyer zyrtarisht në krye të Kombëtares së Italisë, por emërimi i tij nuk ka kaluar pa polemika. Sipas mediave italiane, rikthimi i teknikut ka shkaktuar pakënaqësi te një pjesë e drejtuesve të futbollit italian, të cilët kishin preferuar alternativa të tjera për stolin e "Azzurrëve".

Vendimi erdhi pas javësh të trazuara në Federatën Italiane të Futbollit. Paolo Maldini, i emëruar drejtor teknik më 12 korrik, dha dorëheqjen vetëm 17 ditë më vonë pasi dështoi të siguronte një trajner të ri. Ai zhvilloi bisedime me Carlo Ancelottin dhe Pep Guardiolën, ndërsa më pas tentoi të emëronte Andrea Pirlon, por kandidatura e këtij të fundit u bllokua për shkak të lidhjeve të tij me një kompani ruse bastesh.

Pas largimit të Maldinit, Claudio Ranieri mori detyrën e drejtorit teknik, ndërsa Roberto Mancini u rikthye në drejtimin e kombëtares.

Sipas Gazzetta dello Sport, kundërshtimet ndaj rikthimit të Mancinit lidhen me tre arsye kryesore. E para ka të bëjë me faktin se presidenti i FIGC-së, Giovanni Malago, pati rolin vendimtar në emërimin e tij, ndërsa të dy njihen për marrëdhënien e tyre të afërt.

Arsyeja e dytë është se një pjesë e drejtuesve të Lega Serie A besonin se kandidati ideal për stolin e Italisë ishte Antonio Conte.

Ndërkohë, arsyeja e tretë lidhet me mënyrën se si Mancini u largua nga kombëtarja në vitin 2023. Ai dha dorëheqjen vetëm pak javë përpara ndeshjeve vendimtare të kualifikimeve për Euro 2024, për të marrë drejtimin e Arabisë Saudite, ku përfitonte rreth 20 milionë euro në sezon.

Dorëheqja u dërgua ndërsa ndodhej me pushime në ishullin grek të Mykonosit, ndërsa bashkë me të u larguan edhe 10 anëtarë të stafit teknik të Italisë.

Megjithatë, raporti thekson se vendimi i Mancinit nuk ishte vetëm financiar. Para largimit, ai kishte humbur disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt në stafin teknik, faktor që ndikoi gjithashtu në prishjen e marrëdhënies me federatën.

Video

Ernest Muçi e nis me gol sezonin e ri te Trabzonspori! Shqiptari “kuqezi” ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar një gol të bukur në miqësoren ndaj Udineses. Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin 1-0 Trabzonsporit me një goditje spektakolare.

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme