Sport 28 July 2026, 21:55 Nga VNA

Menaxheri i Prengës shuan zërat: Nuk kishte asnjë marrëveshje, Kristiani luftoi i sëmurë ndaj Joshuas

Ndaje në Whatsapp
Menaxheri i Prengës shuan zërat: Nuk kishte asnjë

Menaxheri i Kristian Prengës, Keith Sullivan, ka reaguar ndaj teorive konspirative që qarkulluan pas humbjes së boksierit shqiptar ndaj Anthony Joshuas, duke mohuar kategorikisht çdo pretendim për ndërhyrje të jashtme apo marrëveshje të dyshimta.

Prenga surprizoi publikun në raundin e parë të duelit në Jeddah, ku arriti ta rrëzonte dy herë Joshuan. Megjithatë, britaniku u rikthye fuqishëm dhe fitoi me nokaut teknik në raundin e dytë. Ndryshimi i madh në paraqitjen e shqiptarit mes dy raundeve nxiti spekulime në rrjetet sociale.

Në një intervistë për talkSPORT, Sullivan i hodhi poshtë këto pretendime.

"Mund t'i sqarojmë shumë lehtë me një fjalë: E pamundur. Nuk kishte asnjë ndikim të jashtëm", deklaroi ai.

Menaxheri mohoi gjithashtu zërat se persona të lidhur me organizatorët e eventit apo kompaninë "Sela" kishin hyrë në këndin e Prengës gjatë meçit.

"Turki Alalshikh nuk ishte fare në Jeddah. Edhe ideja se dikush nga Sela kishte ardhur në këndin tonë dhe kishte folur me ne, nuk është e vërtetë. Mjafton të shihni pamjet, nuk ka ndodhur."

Sullivan zbuloi edhe një detaj të rëndësishëm për gjendjen fizike të boksierit shqiptar para përballjes.

Sipas tij, Prenga kishte kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk kishte mundur të përgatitej normalisht.

"Kristiani ishte sëmurë rëndë para ndeshjes. Nuk bëri sparing dhe nuk u stërvit për dy javë para se të shkonte në Jeddah. Kishte temperaturë 102 gradë dhe qëndroi tetë ditë në shtrat."

Ai shtoi se, edhe pse boksieri kaloi kontrolle mjekësore dhe u mendua se bëhej fjalë për një grip të fortë ose lodhje të madhe, mungesa e stërvitjes ndikoi drejtpërdrejt në paraqitjen e tij.

"Në rundin e parë ai harxhoi gjithë energjinë. Kur nisi raundi i dytë, më tha se ndihej sikur ishte kthyer sërish në atë shtrat ku kishte kaluar tetë ditë, pa energji dhe duke luftuar për të marrë frymë."

Në fund, Sullivan theksoi se nuk po përpiqej të gjente justifikime për humbjen.

"Nuk po bëj justifikime. Mendoj se ato pesë minuta e gjysmë ishin ndër momentet më emocionuese të boksit që kam parë prej shumë kohësh.

Video

Ernest Muçi e nis me gol sezonin e ri te Trabzonspori! Shqiptari “kuqezi” ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar një gol të bukur në miqësoren ndaj Udineses. Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin 1-0 Trabzonsporit me një goditje spektakolare.

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme