Teknologji 2 August 2026, 20:15 Nga VNA

Casio sjell risi në botën e pajisjeve inteligjente, prezanton orën në formë unaze me monitorim shëndeti 

Ndaje në Whatsapp
Casio sjell risi në botën e pajisjeve inteligjente, prezanton

Casio ka prezantuar një pajisje të re që kombinon dizajnin klasik të orëve të saj me teknologjinë moderne të pajisjeve inteligjente, duke sjellë një orë që mbahet në gisht në formën e një unaze.

Kompania japoneze, e njohur për orët e saj tradicionale dhe linjën ikonike G-Shock, ka zgjeruar gamën e produkteve me modelin e ri Casio CRË-H001M-8, një aksesor që bashkon pamjen e një ore dixhitale me funksionet e një unaze inteligjente.

Pajisja ruan elementet karakteristike të orëve Casio, me ekran funksional, kronometër dhe kalendar, por shton edhe sensorë modernë për monitorimin e shëndetit.

Sipas kompanisë, unaza inteligjente mund të monitorojë rrahjet e zemrës, nivelin e oksigjenit në gjak, cilësinë e gjumit dhe temperaturën e trupit. Gjithashtu, ajo mund të numërojë hapat dhe të llogarisë shpenzimin e kalorive gjatë aktivitetit fizik.

Modeli i ri fillimisht pritet të lançohet në tregun kinez me një çmim rreth 294 dollarë, ndërsa bateria e pajisjes vlerësohet të zgjasë nga katër deri në gjashtë ditë me një karikim.

Me këtë produkt, Casio synon të ndërthurë identitetin tradicional të markës me kërkesën në rritje për pajisje të vogla inteligjente që ofrojnë funksione të avancuara teknologjike.

Ora-unazë e re i drejtohet përdoruesve që kërkojnë një aksesor minimalist, por që njëkohësisht ofron monitorim të aktivitetit fizik dhe të disa treguesve shëndetësorë. 

Video

Sa të mbyllim dialogun me studentët do ulemi edhe me ata të IMT

I riu flet për dhunën e ushtruar nga njerëz me maska

Pas sherrit me Flamur Nokën, Taulant Balla shfaqet me gishtin e fashuar

Këshillë për Braçen: Meqë ke kaq shumë klikime, monetizoje Facebook-un, por na e kurse moralin.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme