Teknologji 24 May 2026, 18:05 Nga VNA

Honda tërheq mbi 59 mijë SUV, ja arsyeja 

Ndaje në Whatsapp
Honda tërheq mbi 59 mijë SUV, ja arsyeja 

Prodhuesi japonez i automjeteve Honda ka njoftuar tërheqjen nga tregu të 59,887 SUV, për shkak të një defekti të mundshëm në kamerën e pasme, që mund të ndikojë në sigurinë gjatë parkimit dhe manovrimit.

Tërheqja përfshin modelin Acura ZDX të vitit 2024 si dhe SUV-in elektrik Honda Prologue, i cili është zhvilluar në bashkëpunim me General Motors.

Sipas të dhënave të prodhuesit, hetimet për problemin nisën në maj të vitit 2024, ndërsa më vonë Honda dhe General Motors filluan bashkëpunimin për analizimin e defektit dhe monitorimin e situatës në treg.

Në fillim të majit 2026, kompania konfirmoi se ekziston një problem sigurie dhe vendosi të ndërmarrë tërheqjen e automjeteve për riparim.

Honda bën me dije se është regjistruar mbi 2,400 kërkesa garancie të lidhura me këtë defekt, por deri tani nuk raportohet për aksidente, lëndime apo viktima.

Zgjidhja e problemit do të konsistojë në zëvendësimin e kamerës së pasme me një komponent të përmirësuar.

Video

I riu flet për dhunën e ushtruar nga njerëz me maska

Pas sherrit me Flamur Nokën, Taulant Balla shfaqet me gishtin e fashuar

Këshillë për Braçen: Meqë ke kaq shumë klikime, monetizoje Facebook-un, por na e kurse moralin.

Ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, janë paraqitur sërish në SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme