Politika 23 October 2026, 17:26 Nga VNA

Dita e parë si ministre e Administratës Publike: A do të japë Adea Pirdeni përgjigje për largimin e drejtorëve?

Ndaje në Whatsapp

Dita e parë si ministre e Administratës Publike: A do të

Adea Pirdeni mori sot zyrtarisht detyrën si Ministre e Administratës Publike në mes të një vale largimesh të drejtorëve të institucioneve shtetërore. Mbrëmë, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, drejtues të administratës po largohen nga detyrat, por ende nuk ka një sqarim zyrtar se sa janë shkarkuar dhe sa kanë dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë, ministritë kanë nisur zbatimin e kërkesës së Ramës për largimin e drejtuesve qendrorë dhe rajonalë, me përjashtim të arsimit dhe shëndetësisë. Sipas raportimeve, disa drejtorëve u është kërkuar të dorëhiqen, ndërsa paralelisht flitet për vlerësim të performancës së tyre.

Por si mund të kërkohet dorëheqja përpara se të përfundojë vlerësimi i performancës? Apo janë shkarkuar? Dhe nëse po me ç’motivacion? Sa drejtorë janë shkarkuar gjatë dy ditëve të fundit? Sa kanë dhënë dorëheqjen? Cilat janë arsyet dhe aktet ligjore që mbështesin largimet?

Këto janë pyetjet të cilave duhet t’i përgjigjet ministrja e re.

Nëse bëhet fjalë për shkarkime për performancë të dobët, duhet të ekzistojnë vlerësime dhe vendime të dokumentuara. Nëse bëhet fjalë për dorëheqje, duhet sqaruar sa vullnetare janë ato kur kërkohen pas një urdhri politik.

Adea Pirdeni duhet të bëjë publik bilancin e largimeve, kriteret e përdorura dhe procedurat që po ndiqen. Transparenca është minimumi që mund të kërkohet nga ministrja përgjegjëse për administratën publike.

Për reformën mund të diskutohet më vonë. Sot, Adea Pirdeni duhet të sqarojë nëse drejtorët po shkarkohen apo po detyrohen të dorëhiqen.

Sepse një reformë që nis me urdhër politik dhe vazhdon me dorëheqje të kërkuara nga lart, pa asnjë shpjegim publik, ngjan më shumë me ndërrim karrigesh sesa me reformë në administratë.

Lexo gjithashtu

Video

I riu flet për dhunën e ushtruar nga njerëz me maska

Pas sherrit me Flamur Nokën, Taulant Balla shfaqet me gishtin e fashuar

Këshillë për Braçen: Meqë ke kaq shumë klikime, monetizoje Facebook-un, por na e kurse moralin.

Ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, janë paraqitur sërish në SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme