Politika 23 October 2026, 11:47 Nga VNA

Rama e akuzoi për narkotikë, studenti ekselent i Mjekësisë i përgjigjet: Kam mesataren 10, çfarë legjendash shpik ky!

Ndaje në Whatsapp
Rama e akuzoi për narkotikë, studenti ekselent i Mjekësisë i

Personi që shihni në këtë foto është një nga 45 protestuesit që Edi Rama, gjatë një daljeje publike, e akuzoi si kontingjent kriminal që është hetuar për “prodhim narkotikësh”.

Djali quhet Jon Sinoimeri. Ai është student i ekselencës në degën e Mjekësisë. Teksa po protestonte para Kryeministrisë, Sinoimeri iu kundërpërgjigj kryeministrit.

“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më ka akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Shikojeni të gjithë. Jam student i Mjekësisë, e kam të shkruar dhe s’e di se çfarë legjendash me mbret shpik ky. Na ka akuzuar dhe na ka quajtur neokomunistë. Dua të tregoj dhe notat që kam marrë, 10.0. Dje tha treni. Por këto janë përpjekjet e fundit të diktatorit. Kam qenë të martën e kaluar në polici. Kam qëndruar 7 orë e gjysmë. S’e di nëse do ta denoncoj. S’kam kohë për denoncime të kota, janë institucione të kota. Te kush do ta denoncoj?!”, deklaroi studenti.

Lexo gjithashtu

Video

Kështu është kur merr shef propagande Taulat Ballën.

🔴Nga “armiqtë e popullit” te “studentët me precedentë”/ Edi Rama nxjerr publikisht emrat dhe fytyrat e protestuesve

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme