Kronika 23 October 2026, 13:17 Nga VNA

Studentët refuzojnë sërish dialogun me Ramën, përmbysin blloqet e betonit para Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp

Studentët refuzojnë sërish dialogun me Ramën, përmbysin

Studentët protestues kanë refuzuar edhe këtë të premte ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke përmbysur blloqet e betonit të vendosura përpara Kryeministrisë me mbishkrimin “Dialog”.

Gjatë protestës, të rinjtë kanë rrëzuar blloqet e betonit dhe u kanë vënë flakën shiltave të vendosura pranë tyre, ndërsa kanë vijuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Pavarësisht ftesave të përsëritura të Ramës për t'u ulur në tryezën e bisedimeve, studentët mbeten të vendosur në qëndrimin e tyre, duke kërkuar largimin e tij nga pushteti.

Kjo është dita e 11-të e protestës studentore, e cila është shoqëruar me marshime në rrugët e Tiranës dhe tubime përpara institucioneve shtetërore.

Edhe në ditët e mëparshme, studentët kanë refuzuar nismat simbolike të kryeministrit për dialog, duke larguar karriget dhe blloqet e betonit të vendosura përpara godinës së qeverisë.
 

Video

Ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, janë paraqitur sërish në SPAK.

Studentët refuzojnë sërish dialogun me Ramën, përmbysin blloqet e betonit para Kryeministrisë.

Kështu është kur merr shef propagande Taulat Ballën.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme