Kronika 22 October 2026, 13:49 Nga VNA

GJKKO “bombardohet” me mbi 30 kërkesa nga avokatët, kërkojnë anulimin e gjobave pas bojkotit dy mujor

Ndaje në Whatsapp

GJKKO “bombardohet” me mbi 30 kërkesa nga avokatët,

GJKKO “bombardohet” nga kërkesat e avokatëve, të cilët kërkojnë revokimin e gjobave që janë aplikuar ndaj tyre, për shkak se nuk kanë marrë pjesë në asnjë seancë gjyqësore prej dy muajsh, pasi kanë shpallur bojkot në shenjë revolte ndaj rregullores së institucionit, të cilën e konsiderojnë si pengesë në ushtrimin e detyrës së tyre.

Përgjatë ditëve të fundit janë mbi 30 kërkesa penale që janë depozituar nga mbrojtësit ligjorë, të cilat pritet të shqyrtohen nga anëtarët e GJKKO-së në ditët në vijim. Ndërsa avokatët paralajmërojnë kërkesa të reja për çdo gjobë që është aplikuar ndaj tyre.

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë mori vendim për bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore, derisa Gjykata të reflektojë lidhur me rregulloren. Të gjithë avokatët janë gjobitur me nga 50-100 mijë lekë.

Bojkoti është duke vijuar, duke futur në ngërç Gjykatën e Posaçme, ndërsa çdo avokati që nuk e ka respektuar i është pezulluar licenca e ushtrimit të profesionit.

Video

Protestuesit largohen nga Parlamenti dhe marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Pas disa orësh qëndrimi përpara Kuvendit, studentët, pedagogët dhe qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Protestuesit kanë bërë thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë dhe klasës politike. Tubimi i sotëm po zhvillohet në mënyrë paqësore me thirrjet kryesore për dorëheqjen e kryeministrit. Ky marshim shënon ditën e dhjetë të protestave të rinjve dhe trupës akademike.

Duke peshkuar policinë e Ramës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme