Kronika 22 October 2026, 12:47 Nga VNA

SPAK sekuestron të tjera pasuri që u përkasin anëtarëve të organizatës kriminale të drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja Gërgyli

Ndaje në Whatsapp

SPAK sekuestron të tjera pasuri që u përkasin anëtarëve

SPAK sekuestron të tjera pasuri që u përkasin anëtarëve të organizatës kriminale të drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja, alias Gërgyli, apo familjarëve të tyre. Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 77 milionë lekëve. Konkretisht, është sekuestruar një sipërfaqe toke prej 2 mijë metrash katrorë në Sharrë, në emër të Albin Çelës, vëllait të Ervis Çelës.

Prokurorët kanë urdhëruar edhe vënien nën sekuestro të 100 për qind të kuotave të shoqërisë “Check Company Sh.p.k.”, në Rrugën e Dibrës, Tiranë, si dhe 24 automjete Volkswagen (modeli Ioniq5 dhe ID3, ID4) dhe 1 Toyota (modeli bZ3) në pronësi të kësaj kompanie. Sipas SPAK, kompania është në emër të Franc Canajt, që rezulton të jetë kunati i Ervis Çelës.

Anëtarët e organizatës kriminale janë duke u hetuar për trafik kokaine, pastrim parash dhe grup kriminal. Organizata kriminale me shtrirje të gjerë ndërkombëtare bashkëpunonte me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet e lëndëve narkotike drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.

Sipas prokurorisë, hetimet u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC. Nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumëtonëshe kokaine nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anversin etj.

Në kuadër të këtij hetimi penal janë caktuar masa të sigurimit personal ndaj 16 personave, përfshirë dhe Çelën, që u arrestua në jug të vendit dhe ndodhet në burg në Shqipëri, si dhe Franc Çopjën, i cili u arrestua në Dubai dhe u ekstradua drejt Belgjikës, ku po gjykohet për vrasje.

Video

Protestuesit largohen nga Parlamenti dhe marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Pas disa orësh qëndrimi përpara Kuvendit, studentët, pedagogët dhe qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Protestuesit kanë bërë thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë dhe klasës politike. Tubimi i sotëm po zhvillohet në mënyrë paqësore me thirrjet kryesore për dorëheqjen e kryeministrit. Ky marshim shënon ditën e dhjetë të protestave të rinjve dhe trupës akademike.

Duke peshkuar policinë e Ramës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme