Kronika 21 October 2026, 16:21 Nga VNA

Protestat studentore, Gjykata nuk cakton asnjë masë sigurie për 6 të miturit, detyrim paraqitjeje për 30 të tjerët

Ndaje në Whatsapp

Protestat studentore, Gjykata nuk cakton asnjë masë sigurie për 6

Gjykata caktoi masat e sigurisë për 36 protestuesit e arrestuar përgjatë protestave të studentëve.

Për 30 prej tyre është caktuar masa e detyrimit për paraqitje, ndërsa për 6 të mitur nuk është caktuar asnjë masë sigurie.

Për 21 protestues të tjerë pritet që gjykata të shpallë vendimin.

Protestuesit u arrestuan pas përplasjeve me policinë përgjatë 7 ditëve të protestave studentore, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuzat për “shkatërrim prone, kryer në bashkëpunim”, “kundërshtim të forcave të rendit” apo “shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.

Të arrestuarit përgjatë dy ditëve të fundit pritet të dalin para gjykatës për masë sigurie.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme