Politika 21 October 2026, 22:38 Nga VNA

“Kërkojnë karrierë të shpejtë në administratë”/ Sara Mila zbulon problemin e studentëve protestues

Ndaje në Whatsapp
“Kërkojnë karrierë të shpejtë në

Deputetja socialiste Sara Mila ka ofruar sot një shpjegim për protestën që prej nëntë ditësh ka nxjerrë studentët në rrugë. Sipas saj, një nga shqetësimet e të rinjve lidhet me dëshirën për t’u punësuar menjëherë në administratën publike.

E ftuar në A2CNN, Mila foli për vështirësitë e punësimit pas universitetit, mungesën e meritokracisë, njohjet dhe konjukturat partiake.

“Ka një tendencë për të dëshiruar dhe për të patur direkt një karrierë në administratë”, deklaroi deputetja socialiste.

Por ka diçka interesante në këtë deklaratë. Sidomos kur sheh se kush e thotë. Është pikërisht Sara. Ajo që shkallët e politikës i nisi si një anonime dy vjet më parë që u bë lajm se mori 100% të votave të burgut të Peqinit dhe sot, nga karrigia e deputetes, u shpjegon të rinjve se çfarë nuk shkon me ambiciet e tyre profesionale.

Ndoshta studentët duhet të kenë më shumë durim. Të mbarojnë universitetin, të kërkojnë punë, të kalojnë konkurse, të fitojnë përvojë dhe të presin radhën. Sara, ndërkohë, mund t’u shpjegojë se si funksionon ngjitja drejt Parlamentit kur votat e një burgu të hapin rrugën.

Madje mund t’u flasë edhe për meritokracinë, njohjet dhe konjukturat partiake. Do të ishte interesante ta dëgjonim, sidomos po të niste nga përvoja e saj.

E dashur Sara, studentët nuk kanë nevojë për leksionet e tua. Aq më pak t’u tregosh se po nxitojnë. Hesht dhe dëgjo një herë çfarë kërkojnë. Pastaj, nëse mundesh, përpiqu të kuptosh diçka. Për reflektim nuk po të kërkojmë të lodhesh. Ai kërkon të paktën mendim dhe moral politik.

Dhe mos ua merr për keq studentëve që duan të ecin përpara. Mendoje si për vete. Vetëm se jo të gjithë kanë mundësi dhe dëshirë  ta nisin karrierën politike nga burgu i Peqinit dhe ta përfundojnë në Parlament.

Lexo gjithashtu

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme