Politika 21 October 2026, 16:11 Nga VNA

Mark Gjonaj i kërkon Ramës dorëheqjen dhe qeveri tranzitore, largohet nga Këshilli i Diasporës në shenjë proteste ndaj dhunës policore

Ndaje në Whatsapp

Mark Gjonaj i kërkon Ramës dorëheqjen dhe qeveri tranzitore,

Mark Gjonaj i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, duke dënuar dhunën e policisë ndaj studentëve dhe të rinjve që protestojnë prej nëntë ditësh në Shqipëri. Ai kërkon hetim të pavarur të rasteve të dhunës dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave të përfshirë.

“Asnjë fitore politike nuk vlen sa jeta e një shqiptari”, shprehet Gjonaj, duke theksuar se dhuna ndaj protestuesve është e papranueshme dhe nuk mund të justifikohet nga asnjë interes politik.

Në shenjë proteste, Gjonaj ka njoftuar dorëheqjen e menjëhershme nga Këshilli i Diasporës, ndërsa në letrën drejtuar Ramës kërkon edhe krijimin e një qeverie tranzitore dhe ndërmarrjen e reformave demokratike.

Sipas tij, ndryshimi i udhëheqjes politike është i domosdoshëm për të dalë nga situata aktuale, ndërsa protestat e të rinjve kanë rikthyer në qendër të debatit përdorimin e forcës nga policia dhe respektimin e të drejtës për protestë paqësore.

Mark Gjonaj është një politikan dhe aktivist shqiptaro-amerikan, i njohur për angazhimin e tij në mbështetje të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Ai ka shërbyer si anëtar i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut dhe më pas si këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut, duke qenë një nga përfaqësuesit më të njohur të diasporës shqiptare në politikën amerikane.

Lexo gjithashtu

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme