
Një qytetar ka mbetur pa ndjenja gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Në pamjet e publikuara nga VNA, qytetari shihet i shtrirë në tokë, ndërsa efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kalojnë sipër tij, pa u ndalur për t’i dhënë ndihmë.
Incidenti ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e protestuesve, në një kohë kur në shesh po zhvilloheshin përplasje dhe po përdorej gaz lotsjellës.
Ende nuk ka informacion mbi gjendjen shëndetësore të qytetarit dhe nëse ai ka marrë më pas ndihmë mjekësore.
Pamjet e publikuara ngrenë pikëpyetje për reagimin e efektivëve të policisë ndaj një personi të shtrirë pa ndjenja në mes të sheshit.






















