Kronika 20 October 2026, 21:20 Nga VNA

Tiranë tronditet nga të shtënat me armë, Ismet Habili gjendet i pajetë brenda një automjeti në Komunën e Parisit

Ndaje në Whatsapp
Tiranë tronditet nga të shtënat me armë, Ismet Habili

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e së martës, 20 tetor 2026, në kryeqytet, ku një person dyshohet se ka mbetur i vrarë me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është Ismet Habili, rreth 45 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti të markës “Volvo”, në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”, në Tiranë.

Në vendngjarje po kryhen veprimet hetimore nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi paraprak i Policisë:

“Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën ‘Mihal Popi’, në bllokun ‘1 Maji’.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip ‘Volvo’, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme