Sociale 20 October 2026, 20:57 Nga VNA

Sindikata e Universiteteve shpall bojkotin e mësimit nga 21 tetori: Pedagogët i bashkohen protestës së studentëve

Ndaje në Whatsapp
Sindikata e Universiteteve shpall bojkotin e mësimit nga 21 tetori:

Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri shpalljen e bojkotit të mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të Shqipërisë, në solidaritet me studentët dhe nxënësit protestues.

Vendimi është marrë sot, më 20 tetor, gjatë një mbledhjeje të zhvilluar në sheshin e protestës. Sipas njoftimit të Sindikatës, bojkoti nis nesër, më 21 tetor, dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

Në deklaratë, Sindikata argumenton se studentët protestojnë prej muajsh për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri dhe llogaridhënie, ndërsa përgjigjja e institucioneve, sipas saj, ka qenë heshtja dhe, prej 13 tetorit, dhuna.

“Pedagogët nuk mund të vazhdojnë mësimin si zakonisht, ndërkohë që studentët e tyre goditen në rrugë”, thuhet në deklaratë.

Sindikata kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj protestuesve paqësorë, hetim të pavarur dhe transparent për përdorimin e forcës që prej 13 tetorit, përgjegjësi për personat që e kanë urdhëruar apo ushtruar atë, trajtim dinjitoz të studentëve të shoqëruar dhe plotësimin e kërkesave të protestuesve.

Gjithashtu, u bëhet thirrje rektorëve dhe drejtuesve të universiteteve të mos marrin masa disiplinore ndaj pedagogëve dhe studentëve që i bashkohen bojkotit.

Nga nesër, pedagogët janë thirrur të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, për të marrë pjesë aktivisht në protestë.

Sindikata sqaron se pedagogët duhet të vijojnë komunikimin me studentët për materialet mësimore dhe nevojat e tyre, ndërsa orët e humbura do të kompensohen më vonë.

“Bojkoti nuk është braktisje e auditorit. Është mënyra jonë për të treguar se auditori, pa të drejta dhe pa dinjitet, humbet kuptimin e vet”, përfundon deklarata.

Vendimi do t’u njoftohet edhe autoriteteve drejtuese të institucioneve publike të arsimit të lartë.

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme