Sociale 19 October 2026, 21:52 Nga VNA

Policia dhunoi të rinjtë në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

Ndaje në Whatsapp
Policia dhunoi të rinjtë në oborrin e Katedrales, reagon Kisha

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas pamjeve të dhunës policore ndaj të rinjve në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, gjatë ditës së shtatë të protestave.
Në pamjet e publikuara shihen efektivë policie që ndërhyjnë ndaj të rinjve në ambientet e jashtme të Katedrales. Pas ngjarjes, Kisha ka shprehur shqetësimin për përplasjet në një vend të shenjtë, duke kërkuar respektimin e hapësirave të kultit.
“Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, pasi pa pamjet e ngjarjeve në oborrin e Katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, shpreh shqetësimin dhe bën thirrje të respektohen vendet e saj të shenjta. Ato asnjëherë nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje dhe nuk i pranojnë ato”, thuhet në reagimin zyrtar.
Kisha thekson se Katedralja është një vend lutjeje, ku kryhen shërbesat e shenjta dhe predikohet kultura e paqes.
Në përfundim të deklaratës, Kisha Orthodhokse u bën thirrje palëve të distancohen nga dhuna dhe të gjejnë hapësirën e dialogut.
Reagimi vjen pas një mbrëmjeje të tensionuar në kryeqytet, ku ndërhyrjet e policisë ndaj protestuesve janë shtrirë edhe pranë objekteve të kultit.

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme