Sociale 19 October 2026, 11:37 Nga VNA

Shoqëria civile bën thirrje urgjente: Ndaloni dhunën, mbroni jetën dhe të drejtën për protestë paqësore

Ndaje në Whatsapp
Shoqëria civile bën thirrje urgjente: Ndaloni dhunën, mbroni

Pas përshkallëzimit të tensioneve dhe raportimeve për persona të lënduar gjatë protestave të ditëve të fundit në Shqipëri, një koalicion i gjerë prej 19 organizatash të shoqërisë civile ka reaguar përmes një deklarate të përbashkët për shtyp.

 Përballë kësaj situate të tensionuar, organizatat kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe vetëpërmbajtje nga të gjithë actorët e përfshirë. Ajo çka theksohet me forcë në këtë reagim është se "mbrojtja e jetës, shëndetit dhe dinjitetit të protestuesve, punonjësve të policisë, gazetarëve dhe kalimtarëve duhet të jetë përparësia absolute".

Në deklaratë nëvizohet se e drejta për protestë paqësore është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare. Ndërsa u bëhet thirrje pjesëmarrësve të protestojnë paqësisht e pa dëmtuar pronën, organizatat përqendrohen edhe te sjellja e forcave të rendit. 

Sipas tyre, "çdo përdorim i forcës nga policia duhet të jetë i ligjshëm, rreptësisht i nevojshëm dhe proporcional, duke përdorur paraprakisht mjetet paqësore", duke shtuar se aktet e dhunës nga individë të veçantë nuk mund të shërbejnë si justifikim për ndërhyrje pa dallim ndaj protestuesve paqësorë.

Gjithashtu, organizatat kërkojnë ndihmë të menjëhershme mjekësore për të lënduarit, mbrojtje për të miturit dhe hetime të shpejta e të pavarura për çdo pretendim të përdorimit të paligjshëm të forcës. 

Në përmbyllje, një mesazh i drejtpërdrejtë u është drejtuar edhe krerëve politikë: "U bëjmë thirrje përfaqësuesve të politikës dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog. Respektoni të drejtën e protestës paqësore. Mbroni jetën dhe dinjitetin e çdo personi."

Organizatat Nënshkruese:
 * Civil Rights Defenders, Shqipëri
 * Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH
 * SCIDEV
 * Rrjeti AWEN
 * Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
 * Albanian Institute of Science AIS
 * Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri, BIRN Albania
 * Rrjeti Erasmus Tirana
 * Citizens.al
 * Qendra Amfora
 * Qendra për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm
 * Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri - PPNEA
 * Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike - ACER
 * Partners Shqipëri
 * Qendra Për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombëtare/QSKN
 * Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
 * Rrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive INAC
 * Organizata 'Together for Life'

Lexo gjithashtu

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme