Sociale 19 October 2026, 10:44 Nga VNA

Të rinjtë mblidhen në sheshin “Skënderbej”, policia kryen shoqërime dhe bizneset vendosin mbrojtëse hekuri

Ndaje në Whatsapp
Të rinjtë mblidhen në sheshin “Skënderbej”,

Të rinjtë kanë nisur të mblidhen që në mëngjes në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ndërsa protesta pritet të nisë pranë mesditës.

Ata kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Disa prej tyre janë ngjitur mbi monumentin e heroit kombëtar Skënderbeu, ku kanë valëvitur flamurin shqiptar.

Ndërkohë, ashtu si në ditët e mëparshme, policia ka kryer patrullime në kryeqytet dhe shoqërime të personave që dyshohet se mund të përfshihen në incidente gjatë protestës.

Në pritje të tubimit, disa biznese kanë nisur të vendosin mbrojtëse hekuri në dritare dhe vitrina. Pronarët synojnë të mbrojnë ambientet dhe pronën e tyre nga dëmtimet e mundshme, pas incidenteve të regjistruara gjatë protestave të ditëve të fundit.

Lexo gjithashtu

Video

Tirana në flakë, por si fillim… një selfie! 🔥

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme