Sociale 18 October 2026, 11:58 Nga VNA

Vinjola Rota, drejtoresha ngelëse  që kaloi provimin me notat e Partisë, tani u kërkon nxënësve të kthehen në shkollë

Ndaje në Whatsapp
Vinjola Rota, drejtoresha ngelëse  që kaloi provimin me notat e

Tensionet e ditëve të fundit që kanë shpërthyer edhe në Korçë, ku protestat e gjimnazistëve dhe studentëve u shoqëruan me thyerje xhamash në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP Korçë) dhe përplasje në rrugët e qytetit, kanë sjellë reagimin e autoriteteve arsimore. 

Drejtuesja e  DAR Korçë, Vinjola Rota, ka shpërndarë një video apel zyrtar ku u kërkon nxënësve të ndërpresin bojkotin e të kthehen në bankat e shkollës për të mos "djegur vitin shkollor", si dhe u bën thirrje prindërve të ndërhyjnë për të mos lejuar përfshirjen e të miturve në tubime rruge.

Mirëpo, prapa thirrjeve institucionale për rregull, disiplinë dhe zbatim ligji, fshihet një realitet paradoksal mbi vetë kritereve profesionale të personit që drejton arsimin nga Elbasani në Korçë.

Humbja politike dhe "nota kaluese" nga pushteti
Vinjola Rota nuk është thjesht një administratore e arsimit. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, ajo figuronte zyrtarisht në listat e Partisë Socialiste si kandidate për deputete në qarkun e Korçës. Pavarësisht angazhimit politik dhe mbështetjes partiake, ajo nuk arriti të merrte mandatin e deputetes, duke dështuar në garën elektorale.

Pavarësisht kësaj humbjeje politike, Rota ruajti postin e saj të rëndësishëm në krye të DRAP Korçë, institucion që mbulon një territor të gjerë gjeografik arsimor nga Elbasani në Korçë. 

*Ngelëse në testimin e AADF-së, por "e pandryshueshme" në karrige*
Përtej dështimit politik, ajo që cenon drejtpërdrejt besueshmërinë e saj profesionale lidhet me rezultatet në nivelin arsimor. Sipas të dhënave të siguruara nga VNA  Vinjola Rota ka ngelur në testimin zyrtar të Shkollës së Drejtorëve, një program certifikimi dhe trajnimi i zbatuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.

Kjo testueshmëri shërben si standardi kryesor profesional për vlerësimin e aftësive drejtuese e menaxhuese në sistemin parauniversitar.

 Fakti që ajo nuk e ka kaluar këtë provim nuk u bë pengesë për të vijuar drejtimin e institucionit arsimor rajonal, duke dëshmuar se në sistemin arsimor, mbështetja nga Partia peshon më shumë se notat apo certifikimi profesional.

*Moraliteti i thirrjes për leksione e disiplinë*
Sot, ndërsa arsimi rajonal përballet me protesta dhe reagime të revoltura nga të rinjtë, drejtoresha ngelëse Rota u kërkon nxënësve dhe prindërve të zbatojnë rregullat dhe standardet e sistemit.

Kjo situatë krijon një kontrast të fortë: nga njëra anë kërkohet përgjegjshmëri absolute nga nxënësit dhe prindërit për vazhdimësinë e procesit mësimor, ndërsa nga ana tjetër, drejtimi i arsimit i lihet në dorë drejtuesve që dështojnë si në garat politike, ashtu edhe në testet minimale të aftësimit profesional.

Video

Policia ka nisur ndalimet e të rinjve protestues. Video e realizuar prane Piramidës.

Protestuesit godasin me molotov Bashkinë e Tiranës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme