Ndërsa Tirana përjeton ditën e gjashtë të protestave, mes gazit lotsjellës, përplasjeve dhe tensioneve, kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini, publikon një album fotografik me qytetarë që shijojnë diellin në bregdet.
“E diela në Vlorë ❤️”, shkruan ajo.
Mesa duket, Bruna mendon se me disa fotografi nga plazhi dhe shëtitorja mund të neutralizojë pamjet e asaj që po ndodh në Tiranë. Një Shqipëri me gaz lotsjellës dhe një tjetër me shezlongë. Çështje këndvështrimi. Dhe, mbi të gjitha, zgjedhjeje se ku ta drejtosh aparatin fotografik.






















