Politika 18 October 2026, 11:13 Nga VNA

Nga bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës në kritik të ashpër, Zef Mazi: Von der Leyen erdhi për të vrarë protestën

Ndaje në Whatsapp
Nga bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës në kritik

 

Zef Mazi, dikur një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama dhe njeriu që u zgjodh prej tij si kryenegociatori i parë i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, ka shënuar një kthesë të plotë në qëndrimet e tij, duke dalë hapur kundër linjës qeverisëse dhe politikave evropiane.

Në një reagim të bërë në rrjetin social X, Mazi ka lëshuar akuza të forta, duke e cilësuar vizitën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si një përpjekje për të shuar protestat dhe duke e quajtur atë "thjesht të turpshme". 

Sipas tij, BE-ja ka qëndruar në mënyrë të papërgjegjshme e shurdhër për pesë muaj, ndërsa situata në vend kërkon një zgjidhje urgjente që vjen nga dëgjimi i zërit të popullit.
Në mesazhin e tij të plotë në X, Mazi shkruan:

"Vizita e Von der Leyen në Shqipëri ishte për të vrarë protestën, thjesht e turpshme, BE-ja ka qenë në mënyrë të papërgjegjshme e shurdhër për 5 muaj, është e papërfillshme [e parëndësishme]. Kaosi i Shqipërisë ka vetëm një emër dhe dalja prej tij është-dëgjoni zërin e popullit, veproni siç duhet. Sa më gjatë të vazhdojë, aq më keq do të jetë, rezultati do të jetë i njëjtë por dhimbja më e madhe."

Ky qëndrim i ashpër dëshmon çarjen përfundimtare të rrugëve mes kryeministrit Rama dhe ish-kryenegociatorit të tij, i cili tashmë pozicionohet si një zë kritik ndaj qeverisjes aktuale dhe qasjes së ndërkombëtarëve ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

Video

Policia ka nisur ndalimet e të rinjve protestues. Video e realizuar prane Piramidës.

Protestuesit godasin me molotov Bashkinë e Tiranës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme