Politika 17 October 2026, 20:16 Nga VNA

Berisha e cilëson protestën mosbindje civile: Tirana më shumë se kurrë në duart e protestuesve, Rama të japë dorëheqjen

Ndaje në Whatsapp
Berisha e cilëson protestën mosbindje civile: Tirana më

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë mbrëmjen e sotme nga selia e PD-së, duke e cilësuar ditën e pestë të protestave në Tiranë si një akt të mosbindjes civile.

Sipas Berishës, kryeqyteti nuk ka qenë kurrë më shumë se sot në duart e protestuesve. Ai deklaroi se mosbindja civile nuk është kufizuar vetëm në Tiranë, por është shtrirë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Kryetari i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama se, në vend që të japë dorëheqjen përballë revoltës, kërkon viktima dhe gjakderdhje.

Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, duke i bërë thirrje t’i hapë rrugën një zgjidhjeje të re politike, të denjë për një vend anëtar të NATO-s.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të solidarizohen me revoltën, të cilën e cilësoi si rrugën e drejtë të historisë dhe të demokracisë. Njëkohësisht, u kërkoi demokratëve të mobilizohen për mosbindje civile në çdo qytet të Shqipërisë.

Deklaratat e kreut të PD-së vijnë në një moment kur Tirana po përjeton ditën e pestë të protestave, të shoqëruara me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme në kryeqytet.

Lexo gjithashtu

Video

Digjet dega e OTP Bank në Myslym Shyr

Protestuesit i vënë flakën Gjykatës së Lartë

Zjarri nga Gjykata e Lartë ka kaluar dhe në një nga dyqanet që është pranë saj në rrugën Myslym Shyri

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme